Nuk ishte një nga ato javët pozitive, të rrallë ishin legjionarët kuqezi që aktivizohen në Serie A të cilët arritën të “kalonin klasën” vetëm Gjimshiti. Gjithçka nisi keq, ku Etrit Berisha, pasi shijojë rikthimin e tij si titullar, në provën e dytë, në sfidën kundër Genoa bëri një gafë të pafalshme duke i dhuruar Portanovas golin e fitores.

Në të njëjtën ditë, Rey Manaj për herë të dytë radhazi nuk u preferua nga trajneri Motta si titullarë:

“U fut në fushë për ti dhënë një dorë Spezia por një keq vendosje e tij në barrierë solli dhe golin e katërt të Sassuolo, nota 5 për Manaj”.

Manaj
Manaj

Nuk bënë më mirë as dyshja fantastike e Empolit, Asllani-Bajrami.

“Nga 11 lojtarët e përzgjedhur nga Andreazzoli, për sfidën kundër Verona, Bajrami ishte lojtari më pak i spikatur, në hije gjatë pjesës së parë, u zëvendësua menjëherë, nota 5,5”.

Bajrami Asllani
Bajrami Asllani

Me të njëjtën notë u vlerësua edhe Asllani: “Një ndeshje jo e lehtë për të, u sfumua nga mesfushorët kundërshtarë”.

Legjionari më i vlerësuar këtë javë ishte Berat Gjimshiti, nota 6 pas fitores minimale që Atalanta arriti në transfertë përballë Bologna.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb