Tenisti serb Novak Djokovic në një intervistë për gazetarin britanik, Jaye Shetty, ka folur për bombardimet e NATO-s gjatë vitit 1999 kur sportisti ishte 12 vjeç.

“Vendi im gjatë viteve 1991-92 e deri në vitin 2000 ishte nën embargo. Kemi luftuar për bukë dhe qumësht dhe gjërat tjera të domosdoshme për të mbijetuar. Pastaj në vitin 1999 Serbia u bombardua  për dy muaj e gjysmë, çdo natë dhe çdo ditë. Unë dhe familja ime jemi zgjuar gjatë natës me sirenat e avionëve, të cilët na kërcënonin. Ishte nënçmuese dhe e tmerrshme.”, ka thënë  Djokovic.

“Në fillim kam dashur hakmarrje. Kush janë ata që e bombardojnë një popull të pafajshëm? Çfarë ka ndodhur? Një pjesë të kohës e kam kaluar i fshehur”, deklaroi Novak Djokovic.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb