Kemi parë vendime nga më të ndryshmet, por që një klub të gjobitet se nuk mbushi stadiumin me tifozë, kjo ndodh vetëm në kampionatin spanjoll. Klubi i parë që u bë viktimë e këtij rregulli ishte Selta Vigo, pasi nuk mbushi 70 % të impjantit. Kjo ishte hera e dytë që klubi galician u gjobit pikërisht për faktin se stadiumi “Balaidos” ishte gjysmëbosh.

Pas këtij vendimi drejtuesit e Selta Vigos janë detyruar të rishohin çmimin e biletave, ideja është ulja e kostove në mënyrë që numri i tifozëve ta kalojë 70 % të kapacitetit, për të shmangur një tjetër gjobë.

Skuadra spanjolle po përjeton një moment krize në kampionat. Skuadra që sezonin e kaluar arriti deri në gjysmëfinalet e Ligës së Europës, pas 4 javëve të para gjendet në vendin e 17, me vetëm 3 pikë të grumbulluara./p.sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: