Zyrtarët e Sektorit për luftën kundër krimit në Departamentin për luftë kundër korrupsionit, krimit ekonomik dhe zbatimit të hetimeve financiare në Mal të Zi kanë paraqitur kallëzim penal kundër një personi fizik dhe një personi juridik për shmangie të taksave dhe kontributeve.

Përkatësisht shtetas i Republikës së Shqipërisë me inicialet X. G., dhe personi juridik SHPK Xhulio DSD Podgoricë dyshohen për veprën penale të shmangies nga tatimi dhe kontributi, e cila është kryer në atë mënyrë që biznesmeni si person përgjegjës, nuk ka raportuar të ardhura në shumën totale prej 828.548 euro, të cilat i ka realizuar gjatë viteve 2019 dhe 2020 duke kryer punime ndërtimore në autostradën “Princess Xenia”, njofton policia.

Siç thuhet në njoftim, të dyshuarit në këtë mënyrë kanë përfituar përfitim të kundërligjshëm financiar, në dëm të buxhetit të Malit të Zi në shumën e përgjithshme prej 248.564 euro. “Zyrtarët e Sektorit për luftën kundër krimit do të ndërmarrin aktivitete të vazhdueshme në të ardhmen për kontrollin e biznesit të personave juridikë dhe ndjekjen penale të atyre që kryejnë vepra penale gjatë kryerjes së veprimtarisë ekonomike, në dëm të buxhetit dhe qytetarëve të Malit të Zi”, -përfundon deklarata.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb