Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, prek me mesazhin për ndarjen nga jeta të mjekut Drini Dobi.

Kumbaro shkruan se nuk e beson dot që mjeku nuk e mundi dot flamën, ndërsa ndihmonte gjithë dynjanë të fitonin betejat shëndetësore.

Mesazhi i Kumbaros:

Nje gjirokastrit shume i mire qe Gjirokastren e mbante si medalje nderi ne sy e ne te folur!
Nuk e besoj dot qe Doktor Drini Dobi nuk e mundi dot flamen ndersa ndihmonte gjithe dynjane te fitonin betejat shendetsore.
??Hapa mesazhet qe kisha shkembyer me te para dy muajsh kur iu gjend sime mëje në hallet e veta shëndetsore, bashke me
keshillat edhe batutat e bukura njerezore:
“Ma perqafo mamin se eshte gjirokastrite namusqare ajo”.
Te perqafojme dhe ne shume fort Drin, se je nje gjirokastrit i rralle qe do te na mungosh shume!?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb