Kur një nga biznesmenët më të sukseshëm në botë, Warren Buffett u pyet rreth sekretit të shëndetit të tij dhe suksesit ai u përgjigj se lexon çdo ditë-500 faqe për të qenë më të saktë. Fatkeqësisht, jo të gjithë kanë mundësi të lexojnë çdo ditë për më tepër kaq shumë, por ajo ç’ka është më e rëndësishme janë librat që ne lexojmë. Janë 5 libra të cilët të ndryshojnë konceptin për jetën, siç shkruan revista “Blinkist”.

1.Thirteen Things Mentally Strong People Don’t Do by: Amy Morin
Askush nuk mund ti shpëtojë fatit të keq në jetë, por të gjithë mund të ndryshojmë mënyrën sesi i përgjigjemi. Autorja Morin ndan me ne terapitë më të suksesshme për të kaluar vështirësitë.

2.How to Stop Worrying and Start Living by: Dale Carnegie
A ju ka ndodhur ndonjëherë të pyesni veten se pse nuk mund të ndaloheni të shqetësoheni për diçka? Pavarësisht sa shumë përpiqeni, ju përsëri fiksoheni te ai problem. Duke kuptuar burimin stresit ju mund ta kapërceni një herë e mirë atë. Autoria Carniege paraqet disa formula efikase për të parandaluar mendimin e tepërt.

3.How will You Measure Your Life? By : Clayton M. Christensen, James Allworth and Karen Dillon
Çfarë mendon se do të të lumturojë në punë ? Ndosht një rritje rroge, ose një lavdërim nga kolegët? A po ndiqni rrugën e duhur në jetë ? Këto janë pyetje të cilat i kanë përgjigjet në librin e lartpërmendur.

4.Finding Your Element by: Ken Robinson
Çdo njeri e ka një pasion. Dhe nëse ti nuk e di se cili është i joti do të thotë se nuk e keni gjetur akoma, ose ju ka humbur në rrjedhën e jetës. Zbuloje tani sesi thyhen rregullat e një shoqërie strikte dhe gjej zërin tënd në jetë.

5.Emotional Intelligence by: Daniel Goleman
A janë emocionet ato që na mbajnë të lidhur? A do të ishte më mirë sikur të ishim vetëm krijesa logjike pa emocione? Autorja Goleman na bën të kuptojmë si ti kontrollojmë emocionet tona dhe të marrim vendime më të sakta në jetë.
(e.a/BalkanWeb)

Etiketa: