TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Meta deklaroi se nuk e ka lexuar ende dhe se lajmet e shpërndara me urgjencë nuk e impresionojnë. Ndërkohë që tha se pas leximit me vëmendje do të bëjë publik qëndrimin e tij.

“Nuk e kam lexuar ende vendimin e zbardhur të Gjykatës Kushtetuese, sepse lajmet e shpërndara me urgjencë nuk më impresionojnë. Vendimin e zbardhur do ta shoh me shumë vëmendje dhe më pas do bëj publik me shumë përgjegjësi qëndrimin tim. Do të ketë një qëndrim shumë zyrtar dhe institucional të Presidentit të Republikës lidhur me vendimin e zbardhur të Gjykatës Kushtetuese. Nëse do të jetë e nevojshme ju kujtoj se ka edhe Gjykate Europiane të të Drejtave. Ju kujtoj se nuk jam politikan si ata që shmangen me procedurë, por jam i themelit, shumë zyrtar dhe institucional, që nuk i shmangem përgjegjësive shtetërore.”, tha Meta në abcNews.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb