Pjesë e folësve në protestën e opozitës së bashkuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u bë dhe mjeku Milaim Nela.

Ky i fundit tha se ishte një prej studentëve të Dhjetorit, ndërsa theksoi se kishte ardhur nga jashtë për të protestuar.

Ai ironizoi kryeministrin Edi Rama në lidhje me emigrimin masiv të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe duke theksuar se “Nuk është fajtore Suela, por Surrelsi”, duke iu referuar ministres së brendshme britanike Suella Braverman.

“Po e zbrazin këtë vend me shpejtësi të frikshme. Pas kësaj do thërrasim e duam Shqipërinë një vend normal, jo të boshatisur. Nuk duam që fëmijët tuaj të hipin në gomone por ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në këtë tokë që po mbetet bosh. Pata një ftesë për protestën në Londër. Nuk munda të shkoj atje sepse shkaku i largimit të shqiptarëve nuk është ajo qeveri por kjo qeveri që i ka prerë shpresat shqiptarëve. Nuk është fajtore Suela por Surrelsi. Jam këtu se besoj se pa largimin e kësaj qeverie, largimi masiv i shqiptarëve nuk do të ndalojë. Nuk e besoj se kjo protestë është për interesin e Berishës. Non grata kishte qëllim goditjen e opozitës dhe fuqizimin e Rilindjes”, deklaroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb