Gjykata e Tiranës ka caktuar burg me afat 15 ditor për rusin Aleksandër Bobovnikov.

Ai  arrestua në Rinas nën akuzën për mashtrim.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dëshminë e mjekut neurokirurg, i cili tha se nuk i pranon akuzat e ngritura nga Rusia.

Ai tha në gjykatë se ka ardhur si turist për disa ditë pushime.

“Nuk kam ndërmend të iki dhe të pranoj akuzat. Jam i sëmurë me zemër e kam nevojë për trajtim”, tha ai.

Bobovnikov njihet si person që është shprehur kundër luftës në Ukrainë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb