Shakira ka folur për herë të parë për ndarjen e saj tronditëse nga Gerard Pique pas 12 vitesh dhe dy fëmijëve së bashku.

Megjithatë ajo vendosi të mos flasë për marrëdhënien e tij të re me një grua shumë më të re.

Këngëtarja 45-vjeçare kolumbiane foli në lidhje me faktin se sa e vështirë ka qenë jeta pasi marrëdhënia e saj me yllin 35-vjeçar të futbollit përfundoi.

“Është herë e parë që trajtoj një ngjarje të tillë në një intervistë. Kam zgjedhur të mos flas deri tani dhe thjesht jam përpjekur të përpunoj gjithçka që ndodhi. Është e vështirë të flasësh për këtë, veçanërisht sepse jam ende në proces që po përpiqem ta kaloj, shtuar këtu edhe faktin që jam në sytë e publikut dhe sepse ndarja jonë nuk ishte ndarje normale. Situata ka qenë e vështirë për mua por edhe për fëmijët”, tha Shakira, e cila ka dy djem me Pique: Milanin nëntë vjeçar dhe Sasha shtatë vjeçare.

Ajo shtoi se është ta fshehë situatën para fëmijëve.

“Mundohem ta bëj dhe t’i mbroj ata, sepse ky është misioni im numër një në jetë. Por më pas ata dëgjojnë gjëra në shkollë nga miqtë e tyre ose hasin në disa lajme të pakëndshme në internet, dhe kjo thjesht i prek ata”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: