Shakira dhe Lucien Laviscoud tashmë janë çift dhe ndërsa disa fillimisht ishin të shqetësuar se ndoshta aktori e do yllin kolumbian vetëm për famën e saj, më në fund burimet thonë se “ajo është e emocionuar me të”. Siç tha për US Weekly një burim nga rrethi i këngëtares, ylli “e sheh herë pas here”, ndërsa theksoi se “kimia e tyre nisi gjatë xhirimeve të videoklipit të këngës ‘Punteria’ të Shakirës”. “Ajo u befasua këndshëm se sa simpatik dhe shakaxhi është ai”, thotë i njëjti burim, duke shtuar se njohja e tyre përfundimisht çoi në një lidhje vërtet të thellë.

Një tjetër person i afërt me këngëtaren tha: “Shakira dhe Lucien kanë një marrëdhënie të bukur. Ai e do shumë dhe ajo është shumë e lumtur me mënyrën se si po shkojnë gjërat mes tyre”.

Të dy janë takuar teksa po xhironin videoklipin e këngës së re të këngëtares me Cardi B, ‘Punteria’.

Po kush është Lucien Laviscud?

Aktori britanik njihet më së shumti për punën e tij në ‘Emily in Paris’ si Alfie. Që atëherë ai ka marrë pjesë në disa filma dhe seriale.

Në videoklipin e “Punteria”, ylli kolumbian shihet në skena sensuale me aktorin Lucien Laviscud. Ajo dhe 31-vjeçari britanik afrohen shumë me njëri-tjetrin dhe klipi përfundon me çiftin që është gati të japi një puthje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: