GREQI– Një 22-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri nga policia greke ditën e sotme. “BalkanWeb” mëson se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ksanthi-Kavala. Sipas autoriteteve greke, policia i ka bërë shenjë që të ndalojë mjetin, por drejtuesi jo vetëm që nuk i është bindur, por ka shtuar shpejtësinë.
Si pasojë, ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur në kryqëzimin e Agiou Sila.
Teksa policia i është afruar, drejtuesi i mjetit i është drejtuar prej policëve dhe ka nisur ta godasë. Sipas të pranishmëve në vendngjarje, i riu shqiptar ka tentuar t’i marrë nga brezi armën policit.
Në këtë moment kolegu i tij ka qëlluar fillimisht me armë në ajër, e më pas në drejtim të personit 22-vjeçarit shqiptar, duke e plagosur me dy plumba në trup.
Nga kontrolli i ushtruar në mjet, ka rezultuar se ai transportnte 10 shtetas pakistanezë. Autoritetet greke thonë se dhe ata kanë mbetur të plagosur, si pasojë e përplasjes së mjetit.
(BalkanWeb)