Policia e Kosovës ka arrestuar 53 qytetarë, në komunat e ndryshme, pasi kanë thyer masat e vendosura për shkak të koronavirusit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në dy raste në komunën e Ferizajit janë ndaluar 33 persona, në tre raste në Prizren – 12 persona, në pesë raste në Gjilan – 5 persona, si dhe në tre raste në Mitrovicën e Jugut janë ndaluar 3 persona.

Shumica e rasteve të ndalimit të këtyre personave ka të bëjë me mosrespektimin e orarit të lëvizjes gjatë pandemisë dhe punën në lokale afariste, për të cilat ekzistojnë ende ndalesat, por edhe tentimi për mbajtje të ritualit fetar në formë të organizuar. Me rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë aktualisht po zbaton masën e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve në Kosovë, dy herë nga 2 orë në ditë, sipas numrave të parafundit personal në letërnjoftimeve.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, në Kosovë deri më tani janë regjistruar 1,032 raste me COVID-19. Prej tyre, 789 janë shëruar dhe 29 persona kanë vdekur
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb