Profesor Doktor Petrit Bares nuk i është pranuar deri tashmë kandidatura për dekan në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë.

Bara tha se kandidatura e tij nuk u pranua nga KIZ, duke shtuar se mjekët po ikin për në Gjermani, pasi këtu ka militantizëm.

“Projekte me bashkëpunim ka zero. Projekti për bashkëpunim me universitetet e huaja është zero. Nuk u regjistrua kandidatura ime. Bëhen mekanizma që të fitojë kolegu im. KIZ tha se kisha mungesë të dokumentacionit. Infermierët tanë kanë ikur në Gjermani dhe në Europëë, ndërsa ne kemi militantizëm.

Ka mungesë të theksuar të mjekëve në spitalet tona. Me këta abuzime që bëhen, me tendencë për të marrë dhe atë që nuk të takon. Universiteti i Mjekësisë duhet të jetë model si më përpara”, tha ndër të tjera Bara.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb