Petrit Bara dekani i Fakultetit të shkencave Mjekësore, ka zbuluar për News24 se Universiteti “Luarasi” është në bisedime me Ministrinë e Arsimit për të hapur edhe tre degë të reja, përfshirë Fizioterapinë, Radiologji-Imazheri dhe Mami.

Profesor Bara shtoi se Fakulteti i Shkencave Mjekësore në këtë Universitet synon gjithashtu hapjen e Masterit Shkencor e Profesional, e më tej edhe Doktoraturës.

“Mjekësia është tashmë bashkëkohore, të gjitha skanerat rezonancat janë ë gjitha nëpërmjet digjitalizimit.

Këtë vit si vit i dytë nëpërmjet bashkëpunimit me një universitet të Arizonës si Universititet dhe Fakulteti i Mjekësisë në veçanti, kemi marrë programe prej tyre nëpërmjet Gjermanisë që bashkëpunojnë edhe ata edhe ne dhe janë tematike të infermierisë, Stomatologjisë e më pak farmacisë, të cilat janë të dixhitalizuara e të projektuar, në të Gjermani këto jepen në ekran në 3 dimension në gjuhën angleze dhe përkthehen në çast nga pedagogët tanë, pa eliminuar tekstet mësimore që janë baza.

Kjo është një risi që do të hyjë në fakultetet tona, ne i kemi përkthyer, i kemi marrë pedagogët i kemi stacionuar në lëndët që janë të aftë ti japin anglisht në këto nivele dhe në tetor, nëntor shpresojmë të nisim me këto programe, është një lehtësi e madhe për pedagogët dhe studentët.

Kjo është një risi dhe ndoshta e para për vendin tonë. Është një pagesë që paguhen orët e mësimit me grupe studentësh dhe marrin njohuritë maksimale me një demonstrim fantastik të organeve, pozicioneve, ngjyrave, funksionit dhe sipas tematikës ata përgjigjen.

Përveç këtij dixhitalizimi, këtë vit, kemi miratuar me Ministrinë hapjen e programeve të reja të reja, se jemi 3 degë si fillestarë që u hapëm.

Tashmë në Fakultetin e Shkencave Mjekësore tek Universiteti Luarasi, po aplikojmë pas bisedës me Ministrinë e Arsimit, hapjen e 3 degëve të reja. Fizioterapi, Radiologji- Imazheri dhe Mami. Infermieri, Farmaci e Stomatologji janë pra bëhen 6 degë, edhe Logopodia.

Ky është lajm shumë i mirë dhe masiv për fakultetin tonë. Do të hapet edhe Masteri Proferional dhe Shkencor.

Jemi duke bërë këtë program, pas një viti do të aplikojmë edhe për doktoraturë”, u shpreh ai

Profesor Bara ka zbuluar se një pikë tjetër e fortë e Universitetit Luarasi është bashkëpunimi me Universitete në Europë dhe rajon.

“Kemi bashkëpunim me disa fakultete brenda e jashtë vendit, në Angli, Kosovë, Itali, Gjermani, kemi pasur e kemi rinovuar kontrata.

Konferenca për Covidin ishte një nismë e ndërmarrë nga fakulteti ynë me pjesëmarrje të 20 vendeve të Europës dhe trojeve tona, sepse pedagogët tanë janë shumë të zotë. Vëmendje e madhe i kushtohet projekteve. Projektet janë zhvillim, nëpërmjet tyre hapet rruga për përmirësimin e studentëve.

As shteti dhe as privati tek ne nuk i jep prioritet studimeve shkencore.
Me Prishtinën bëjmë shumë projekte, kemi dekanë nga Universiteti i Tetovës e Prishtinës të cilët japin mësim tek ne”, u shpreh ai.

Ndërkohë, pedagogia e Anatomisë Romina Selenica ka treguar se cilat janë arsyet se përse maturantët duhet të zgjedhin Universitetin “luarasi” për të studiuar.

“Duhet të na zgjedhin jo vetëm për stafin akademik por është një fakultet që ndjek 360 gradë studentin gjatë studimeve dhe më tej edhe me punësimet.
Këtë vit jemi të bindur se do të jemi edhe më të përgatitur. Është zgjedhje e duhur për të ardhmen, nuk duhet vetëm një diplomë por duhen stomatologë, mjekë të aftë për tregun vendas dhe atë europian”, tha ajo.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb