Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi sot se nuk është për rotacion por për përmbysje demokratike. Ai tha në “Opinion” se ka vvënë vetëm një bast, që në Shqipëri më 25 prill do të triumfoje vullneti i popullit shqiptar.

“Pavarësisht nga të gjitha presionet që po bëhen. Ai humb i vetëm, sepse ka ca ligje fizike që sa më shumë rritet presioni aq më shumë rritet reagimi.
Presidenti nuk kishte arsye pse të ngrinte zërin nëse do ishim në një proces zgjedhor normal.
Kryeministri të heqë dorë nga përpjekjet e tij për të provokuar zgjedhjet. Jemi në këtë situatë prej zgjedhjeve të 2017 si dhe prej zgjedhjeve të Dibrës dhe të Shijakut. Edi Rama ky pro amerikan kaq i jashtëzakonshëm sa që u shndërrua dhe në gruan e Bilalit për një foto, tani le të ftoje në bashkëpunim dhe ‘agjentin rus’.
Vetëm të na e thotë nëse është apo jo ‘agjent i Rusise’.
Raporti im me popullin e Shqiperise eshte i shkelqyer dhe raporti im me Kushtetuten eshte i shkelqyer. Nuk jam per rotacion, por per permbysje demokratike
Në zgjedhjet e 25 prillit si Presidenti i Republikës jam për përmbysje demokratike. Jam për referendum. Jam për të zgjedhur kandidatët vajza dhe djem me integritet, që do punojnë për këtë vend. Nuk shoh asnje shans per mandat te 3 te Edi Rames”, deklaroi Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb