Lajmi i bujshëm se Lionel Messi ka tradhtuar bashkëshorten me një gazetare argjentinase ka bërë xhiron e botës, aq sa u përfol për një krizë në çift dhe një kërkesë për divorc nga Antonela Roccuzzo.

Sipas mediave të ndryshme, sidomos ato në Spanjë, Messi dhe Roccuzzo po përballen me krizën më të madhe në 15 vitet e martesës së tyre. Lajmet pretendojnë se Messi ka një lidhje me gazetaren Sofia Martinez.

Megjithatë, e para që ka dalë në mbrojtje të Messit është gruaja e Cesc Fabregas, e cila ka mohuar lajmet se kampioni i botës ka tradhtuar. Daniella Semaan, gruaja e Fabregas, ish-lojtarit të Arsenalit, Barcelonës dhe Chelsea-t, Fabregas, ka hedhur poshtë zërat.

Lionel Messi Y Sofia Martinez 1703477
Lionel Messi Y Sofia Martinez 1703477

“Çfarë lajmi është ky që nuk ka kuptim…dhe nuk ka asgjë të saktë”. Fabregas dhe Semaan rregullisht kalojnë pushimet me Messin dhe Roccuzzo-n. Messi dhe Fabregas luajtën së bashku si të rinj në akademinë La Masia. Më pas ata luajtën për tre vjet në ekipin e parë të Barcelonës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb