Në përfundim të mbledhjes së këshillit politik, përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri përsëriti edhe një herë apelin drejtuar opozitës së bashkuar për të sjellë një draft konkret me amendamentet e tyre për Kodin Zgjedhor.

“Së pari fatkeqësisht opozita erdhi me të njëjtën qasje politike, tashmë të transformuar në një letër, por harruan që ky këshill vepron në bazë të një standardit të arritur, i imponuar ky standard nga opozita. Kur kishim debate në çështje të tjera, për të cilat ODIHR kishte rënë dakord të jepte asistencë ishte opozita që vendosi standardin. Synohet kompromisi dhe kur nuk ka, mund të merret asistenca, por vetëm mbi drafte përkatëse. Cfarë i themi tani, hajdeni me propozime konkrete. Ky këshill është krijuar për të konsultuar me opozitën jashtëparlamentare.

Kushtetuta ka ndryshuar, nuk mund të humbasim kohë. Ne sollëm propozimin tonë, nuk mund t’u pëlqejë, por propozimet duhet të vijnë me shkrim, jo me studio. I thash merrni kohë, shkruani draftet e sillini por tentativa si këto janë për të minuar këtë proces për të bllokuar hyrjen në fuqi. Kemi një emergjencë kohore, dhe do vijojmë të mirëpresim. Procedura në parlament ka nisur ne jemi të gatshëm për të punuar 24 orë, kur të duan ata” u shpreh Gjiknuri.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb