Ervin Salianji ka hedhur sot dyshime se numrat e agjentëve të SHISH, që kanë dalë në “treg”, janë bërë me qëllim.
Në “Minuta e Parë” në Neës24, ai u shpreh se kjo është bërë me qëllim shantazhi, ndërsa ka hedhur dyshime nëse sulmet e mëparshme iraniane të njoftuara, mund të mos jenë bërë fare nga këta të fundit.
“Sot ka plasur gjë tjetër. Nuk ka fare iranianë. Të dhënat me shumë mundësi janë përgjegjësi e Vlorës, Beqirit dhe Agasit. Qëllimi është shantazhi për administratës, grupeve të tjera kriminale, për t’i përdorur ndaj shtetasve të huaj”, tha ai.
