Nuk ka liri për ish-gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha, e arrestuar për korrupsion. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë për të disatën herë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për gjyqtaren e Krujës Enkelda Hoxha.

Prej 11 shkurtit gjyqtarja Enkelejda Hoxha është arrestuar me urdhër të SPAK, nën akuzën e korrupsionit. Së bashku me 9 persona të tjerë të vënë në pranga gjatë operacionit, ata akuzohen se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.

Më 17 mars Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të pranojë kërkesën e ILD Artur Metani për shkarkimin nga detyra të gjyqtares Hoxha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb