Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Jan-Christian Dreesen, duke folur për Sky Sport Deutschland, konfirmoi largimin e trajnerit Thomas Tuchel në fund të sezonit.

“Para lamtumirës së Tuchel, ne të gjithë do të ishim të lumtur të fitonim Champions. Vendimi për ndarjen e rrugëve duhet të vlerësohet në dritën e kontekstit në të cilin është marrë. Situata në atë kohë ishte ndryshe nga ajo aktuale” – tha Dreesen.

Tuchel numëron 57 ndeshje në krye të Bayern, teksa deri më tani ekipi ka marrë mesatarisht 2.04 pikë për ndeshje. Më parë, “timonieri” ka udhëhequr PSG dhe Chelsea.

Fr
Fr

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: