Mblidhet sot Këshilli i Legjislacionit, ku do të shqyrtohet kërkesa e PD-së për shkarkimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla.

25 deputetë të PD-së, kanë depozituar në Kryesinë e Kuvendit një kërkesë më 26 janar. Sipas tyre, Nikolla nuk ka ushtruar detyrën si kryetare e Kuvendit, duke mos respektuar kushtetutën, për t’i dhënë fjalën deputetëve të PD-së.

Mes të tjerash ata akuzojnë Nikolën që s’i ka dhënë të drejtën e fjalës për çështjen McGonigal. Nga ana tjetër PS ka hedhur poshtë këto pretendime, duke theksuar faktin se Nikolla ka respektuar procedurat parlamentare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb