Ish-kryeministri Sali Berisha bën një reagim të parë për zgjedhjet lokale të 6 marsit.

Duke anashkaluar rezultatin, Berisha ndalet te deklarata e kryedemokratit Lulzim Basha, të bërë ditën e sotme, ku tha se “Propagandës dua t’i them se unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time, por jam përballur me masakra zgjedhore”.

Në një reagim me ironi, ish-kryeministri Berisha shkruan në “Facebook” se “I vetmi njeri ne glob qe del i treti dhe deklaron se une nuk kam humbur asnje gare! sb”.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb