TIRANE- Gazetarja e kronikës në “News 24”, Klodiana Lala e ftuar në “Kjo Javë”  ka zbardhur dëshminë  e Ervis Martinajt, i cili është pyetur nga prokurorët në një spital privat në Tiranë.

Sipas Lalës, Martinaj ka deklaruar se e ka mik të dashurin e Elvana Gjatës, ndërsa prezenca  në lokalin ku ndodhi ngjarje ishte tërësisht e rastësishme dhe se nuk kishte gisht në ngjarje.

“Me Matën jemi shumë miq jemi takuar bashkë në lokal. Nuk kam lidhje me sherrin jam gjetur rastësisht aty. Personat e plagosur ishin me mua po unë nuk kam lidhje. Ervis Martinaj është pyetur në një spital privat, është pyetur nga dy prokurorë të çështjes. Ervis Martinaj mohon kategorikisht të jetë pjesë e sherrit. Ai mohon të ketë pasur gisht në këtë ngjarje të rëndë. Burime të tjera thonë se ka qenë një rast i mëparshëm konflikti mes tyre.Dëshmia e tij ka zgjatur 1 orë e 30 minuta”, tha Lala.

Më tej gazetarja tregon se si njiheshin personat e përfshirë në ngjarjen e së enjtes nga policia: “Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë, është dërguar për ekspertizë se kujt i përkasin shenjat e gishtave, Ervis Martinaj mohon kategorikisht, ndërsa prokuroria ka kërkuar si për Hate ashtu edhe për Martinaj  “arrest me burg”. Ervin Mata nuk është person me precedent penal. Ndryshe është Martinaj,  i cili është një emër i njohur për aksionin e lojrave të fatit “Fund Marrëzisë”. Emri i tij është përmenduar edhe në dosjen Shullazi”, theksoi Lala.

Gazetarja u ndal më tej tek personat e përfshirë  në këtë ngjarje,  duke treguar  se komandoja Bilo ka qenë një profesionist i rrallë dhe ende nuk dihen shkaqet e përfshirjes në këtë ngjarje. Ndërkohë, viktima Fabiol Gaxha bashkë me të plagosurin tjetër Hate, rezultojnë persona të skeduar më parë nga policia.

“Edhe viktima Fabiol Gaxha ishte në kërkim policor.  Ai mbante me vete kartën e vëllait të tij. Edhe Elion Hate, ka precedentë për një vrasje të mbetur në tentativë, por edhe për një porosi tjetër. Bilo është në komando është një qitës o zoti, ka patur një jetë të rregull, është babai i dy fëmijëve. Por ende nuk dihet se pse ka qëlluar dhe me se ka qëlluar. Ai duket një djalë profesionist, por nga ana tjetër është edhe i keqpaguar. Paga e ulët duke se i ka shkatërruar karrierën e tij, pasi familja duhet mbajtur.”, tha mes tjerash Lala.

Po ashtu Lala ‘zbërtheu’ edhe njëherë dëshminë e biznesmenit Redi Popesku, i cili u mor në pyetje lidhur me ngjarjen, pasi krimi ndodhi në lokalin e tij. Ai tha se Ervin Mata kishte shkuar në lokal për t’u sqaruar me Ervis Martinajn, pasi pretendohet se ai kishte ngacmuar Elvana Gjatën.

“Prokuroria dhe policia kanë ngritur një grup të përbashkët hetimor, që po drejtohet nga 3 prokurorë. Ata po merren me ngjarjen, janë specialistë më të mirë të krimit. Nga hetimet paraprake, pasi ka shumë për tu zbardhur, ngjarja ndodhur në një lokal në pjesën VIP të lokalit. Aty kanë qenë dy grupe, njëri i kryesuar nga Ervis Martinaj dhe tjetri nga biznesmeni Ervin Mata, njëherësh dhe partneri zyrtari i këngëtares Elvana Gjata. Sot ‘Neës24’ ka mundur të zbardhë dëshminë e Redi Popeskut. Sipas rrëfimit të tij, ngjarja ndodhi në ambientin ‘sekret’. Duket si dyqan parfumerie, por në pjesën e pasme është një ambient i përshtatur në formën e lokalit. Nga dëshmia e Popeskut, dëshmia e parë zyrtare, pasi dy palët u larguan, ai u pyet pas ngjarjes. Qëndroi për gati 2 orë në polici. Ai tha se iu afrua Ervin Mata dhe se i kishte kërkuar nëse mund të sillte për Ervis Martinaj që të sqaroheshin. Më pas ky i fundit ka ardhur i shoqëruar nga dy persona, ndërsa Mata, nga Alushi dhe me një tjetër person me emrin Qemal. Sipas Popeskut, mesa ka kuptuar ai, i gjithë debati i nisur mes tyre, ishte pasi pala e Martinajt kishte ngacmuar Gjatën. Në momentin e parë thotë Popesku, ka hyrë një person i gjatë, i veshur, me xhup në kokë, dhe ka nisur të debatojë me Mevjol Bilon, dhe më pas janë konfrontuar fizikisht. Më pas ai ka nisur të qëllojë, dhe më pas Bilo ka qëlluar, kështu thuhet në dëshminë e tij”, tha Lala.
(n.m/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb