Zinxhiri i problemeve në avionët Boeing muajt e fundit nuk ka fund, pasi një tjetër incident shqetësues i shtohet një avioni të kompanisë.

Një Boeing 737-824 i United Airlines u ndal në tokë pasi një panel i jashtëm u zbulua se mungonte pas uljes në aeroportin Medford në Oregon. Nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar. Avioni udhëtonte me 139 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

Autoritetet lokale thanë se avioni nuk ishte i ri, si Alaska Airlines 737-MAX 9 që humbi një derë në mes të fluturimit në janar. Siç raporton Daily Mail, incidenti me panelin ka ndodhur të hënën dhe është i gjashti që përfshin një aeroplan Boeing në 10 ditë.

Kompania thekson se do të kryejë një ekzaminim të plotë të avionit përpara se të kthehet në shërbim. Incidenti vjen vetëm tre ditë pas një tjetër ngjarje ndodhi në të cilin një Boeing në një fluturim Sidnei në San Francisko u detyrua të ulej për shkak të nxjerrjes së lëngut hidraulik nga pajisjet e uljes.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: