Në shtëpinë e familjes Sula në Kozare të Kuçovës janë hapur dyert e mortit. Familjarë e të njohur kanë shkuar për t’i bërë nderimet e fundit Fatmime Sulës, 64-vjeçares që u vra mbrëmjen e kaluar nga fqinji i saj 58-vjeçar Fetah Marra.

Dyshohet, se autori e ka varë gruan për shkak të disa parave që ai ia kishte borxh. Në një prononcim për gazetaren e Eneida Petova, njëri prej familjarëve të saj tha se Marra ishte një monstër. Sipas tij, ai ka qenë disa herë i martuar dhe është divorcuar. Ata kanë kërkesë që autori të marrë ndëshkimin maksimal.

“Viktimën e kam nuse xhaxhai. Ai dhe shumë monstra të tjera qarkullojnë buzë lumi. Falenderoj policinë e shtetit që zbardhi në kohë rekord ngjarjen. Ai të marrë ndëshkimin maksimal. Ai është monstër. Autori ka qenë i martuar divorcuar disa herë dhe i kanë ikur gratë. Ne që mbrëmë dhamë dyshimet tona mbi ngjarjen dhe dhamë dyshimet për monstrën”, u shpreh familjari.

Të njohur të familjes Sula, e kanë përshkruar viktimën, Fatime Sula si një grua të mirë e me familje të shëndetshme. Ata deklaruan se nuk e njohin autorin dhe arsyet që e dërguan atë të kryente këtë akt ekstrem.

“Ne jemi komshije, jemi fshatare dhe po shkojmë me respekt. Ajo quhej Fatime Sula. Ka qenë grua e mirë, familjare, me burrë me dy fëmijë të mrekullueshëm. Autorin nuk e njohim. Ai ka 30 vite sistemi që janë prishur, ndoshta është me probleme mendore sepse është pa familje, më shumë nuk dimë”, u shpreh gruaja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb