Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi se çështja Mcgonigal është skandali më i madh qeveritar.

Sipas Salianjit, kjo aferë nuk harrohet duke pompuar një tjetër mega aferë si ajo e Portit të Durrësit, ndërsa shton se qeveria po tenton ta mbulojë skandalin.

REAGIMI I SALIANJIT
Afera Mcgonigal, më i madhi skandal qeveritar në 32 vite nuk mbyllet, mbulohet dhe as harrohet duke pompuar një tjetër mega aferë si ajo e Portit të Durrësit!
Guxim prej të marrësh duhet që të falësh një pronë strategjike dhe të paçmueshme me vlerë monetare!
Qeveria me logjikë matrapazësh pretendon që do fitojë në të ardhmen maksimumi 260 milion Euro, ndërkohë që po fal një pronë qe me çmim tregu vlen sot më shumë se 1.3 miliard Euro!
Duan të mbulojnë skandalin me zhurmë dhe aferë të re, këtë herë nuk mjaftojnë as miliarda euro për të mbyllur çështjen Mcgonigal!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb