Galina Nikolaevna po qan në rrënojat e shtëpisë së saj në fshatin Kamyshevakha në  rajonin Donbas të Ukrainës lindore . Dy ditë më parë, disa predha ruse ranë mbi shtëpinë dhe garazhin, duke e bërë atë të pabanueshme.

Por Nikolaevna dhe burri i saj refuzojnë të largohen.Ashtu si shumë njerëz këtu, ata nuk kanë ku të shkojnë dhe nuk kanë mjete për të mbajtur veten, tha Nikolaevna. Asaj i është thënë se kushton 300 dollarë vetëm për të shkuar në Bakhmut, qyteti më i afërt nën kontrollin e plotë të Ukrainës.
Ne nuk kemi as [një] litër benzinë. Dhe pronën tonë,” tha Nikolaevna , duke u thyer dhe duke qarë përpara se të vazhdonte: “Ne punuam gjithë jetën tonë për këtë.”
Ky fshat, në periferi të Popasna-s në Luhansk, është goditur rëndë nga artileria  gjatë ditëve të fundit. Njerëzit këtu tani janë krejtësisht të shkëputur nga shërbimet bazë. Përpara ndërtesës së dëmtuar janë vendosur kova dhe korita të mëdha për të mbledhur ujin e shiut.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: