Sekretari i Partisë Demokratike në një konferencë për shtyp me gazetarët nga selia blu  u shpreh se nuk mundet që për hallet personale të Berishës të shpikim një statut të tij.

Bardhi tha se është fatkeqësi që Berisha e nisi këtë lëvizje për demokratizim të PD-së dhe po e përfundon sot për pushtet personal

“Partia Demokratike nuk vepron me nëse. Nëse ¼ e anëtarëve të Kuvendit kërkojnë mbledhjen e tij duhet që të depozitojnë thirrjen për mbledhjen e tij në institucionet përkatëse. Këshilli Kombëtar nuk ka asnjë lidhje me këtë procedurë. Nuk mundet që për hallet personale të Berishës të shpikim një statut të tij. Berisha e njeh statutin e PD-së dhe ajo që është propozuar sot nuk ka lidhje me funksionimin e Partisë Demokratike. Është fatkeqësi që Berisha e nisi këtë lëvizje për demokratizim të PD-së dhe po e përfundon sot për pushtet personal. E gjithë tollovia rezultoi një blof. Është Sekretari i Përgjithshëm që merret me këtë procedurë. Sot u deklaruar se anëtarët e PD do i mbyllim në kasafortë dhe do t’i verifikojmë kur të duam vetë. Unë nuk bëj çfarë thotë Berisha. Sa herë të ketë një çështje për diskutim do të mblidhet kryesia. Nuk është mbledhur sepse nuk ka pasur çështje për diskutim. Ajo që zoti Basha ka thënë është se Kuvendi Kombëtar dhe institucionet nuk vendosin dot apo shqyrtojnë vendimet e SHBA-ve. Nëse anëtarët e Kuvendit kërkojnë thirrjen e tij për ndryshimin e statutit patjetër që do e mbledhim. Kjo nuk është koha për të luajtur blofin me demokratët. Ata janë në betejë me regjimin më të egër në 30 vite. Tollovite më proceduar nuk ndihmojnë. Nuk vendos unë nëse mblidhet apo jo Kuvendi dhe nuk e vendos askush tjetër përveç institucioneve. Sot u bë e qartë që Berisha nuk ka arritur t’i mbledhë firmat. Kushdo është i lirë të bëjë Foltore por askush nuk ka të drejtë të tallet me demokratët”-tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb