Luçiana Kokaj, e njohur edhe si “protestuesja e Rrjollit”, mori fjalën edhe në protestën e zhvilluar sot para Kryeministrisë, ku u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë pjesëmarrjen në tubime.
Në fjalën e saj, ajo deklaroi se protestuesit nuk tremben nga dhuna apo përdorimi i gazit lotsjellës dhe u kërkoi veçanërisht nënave të marrin pjesë në protestë së bashku me fëmijët.
“Jemi aq shumë sa për t’i treguar Ramës, Ballës dhe deputetëve të inkriminuar se nuk na trembin as me dhunë, as me gaz lotsjellës. Të vijojmë çdo ditë këtu. Të gjitha nënat, merrni fëmijët dhe ejani në shesh; ju jeni tmerri i tyre, ju i kallni datën.
Me ne nuk u ecën dhuna, sepse kemi treguar qytetari të pashembullt. U kemi treguar se luftojmë algoritmin e tyre”, u shpreh Kokaj gjatë protestës.
Fjalimi i saj u prit me duartrokitje nga pjesëmarrësit në protestë.
