Forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë qytetet në Ukrainën lindore dhe jugore dhe të godasin objektiva me raketa. Qyteti i dytë i Ukrainës, Kharkiv, pati bombardime intensive gjatë natës.

Pati gjithashtu sulme artilerie në pjesën e rajoneve të Luhansk dhe Donetsk, ku luftimet pritet të intensifikohen në javët në vijim, pasi Rusia rigrupon forcat e saj.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Rusia shënjestroi pozicionet e ushtrisë ukrainase dhe infrastrukturën civile në Borivske, Novoluhanske, Solodke, Marinka dhe Zolota Nyva në rajonet lindore të Luhanskut dhe Donetskut.

  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: