Oksana Genkina, një banore e Tiranës prej 10 vitesh ka rrëfyer të tjera detaje nga jeta mes bombardimeve rusë në qytetin e saj të lindjes Kharkiv.

Pasi sqaroi se vëllai i saj dhe prindërit ndodhen ende në pallatin ku ajo ka kaluar fëmijërinë e saj, Genkina ka treguar se 4 miq të afërt të saj janë vrarë nga ushtria ruse.

Oksana tha se 4 të rinjtë që punonin si vullnetarë për të ndihmuar me ujë dhe ushqim njerëzit e strehuar në tunele, ishin vrarë pa mëshirë në makinën e tyre

Ka humbur jetën dikush nga të afërmit tuaj?

Kanë humbur jetën muaj më parë 4 miqtë e mi që kanë ndihmuar si vullnetarë. Ata kanë ndihmuar qytetarët për t’i çuar ushqim, ujë njerëzve në nevojë. Ushtria ruse i ka vrarë në makinë. Të katërt këta të rinj. Gjithë familjarët gjithë miqtë dhe ukrainasit që kanë ardhur në Shqipëri për t’u strehuar.

Kanë ardhur shumë?

Kanë ardhur goxha, jo si në Poloni apo Moldavi, se asnjë nuk do të largohet aq shumë nga Ukraina se duan ta ndërtojnë sërish Ukrainën. Motra ime ka ardhur se kishte nevojë të largohej. Por të gjithë po presin që të vijë një ditë që të mos mendojnë më a do zgjohen nesër apo jo.

Ishte një luftë që do mendonit që do zgjaste kaq gjatë?

Patjetër që edhe kur kam marrë vesh që kishte filluar lufta se në 5 të mëngjesit kam marrë mesazhin nga motra që ka filluar lufta të gjithë kanë menduar se do jetë 1 ose 2 ditë dhe do gjendet gjuha e përbashkët për të mos pasur luftë. Të gjithë ukrainasit e dinë që po të dorëzohen nuk ka më kthim mbrapa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb