Forcat ruse sulmuan dje 10 fshatra në rajonin Sumy, në veri-lindje të Ukrainës. Kjo u njoftua nga administrata ushtarake rajonale, siç raporton Kiev Independent.

Komunitetet e Khotin, Yunakivka, Bilopillia, Krasnopillia, Velyka Pysarivka, Esman, Shalyhyne, Seredyna-Buda, Shostka dhe Novo Sloboda u vunë në shënjestër. Raportohet se nuk ka pasur persona të lënduar apo viktima, ose dëmtime në infrastrukturën civile.

Kujtojmë se Rusia po sulmon infrastrukturën civile të Ukrainës prej disa kohësh, duke shkaktuar dëme të dëme të mëdha.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb