Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar katër dronë mbi zonat e Jemenit të kontrolluara nga rebelët Houthi. Kjo është bërë e ditur nga Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (Centcom).

Forcat amerikane arritën të “shkatërrojnë katër drone” që “paraqitën një kërcënim të menjëhershëm për anijet e SHBA-së, anijet e koalicionit dhe anijet tregtare në rajon”, tha komanda në një deklaratë.

Po ashtu u tha se SHBA-të kishin arritur të neutralizonin një raketë që Houthi-t kishin lëshuar drejt Gjirit të Adenit. “Nuk pati raportime për lëndime apo dëmtime në anije të SHBA-së”, tha Centcom.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: