Qytetarë, pjesa më e madhe të rinj kanë marshuar mbrëmjen e sotme në rrugët e kryeqytetit. Gazetarja Klodiana Lala raportoi ‘live’ se ata janë nisur nga Kryesia e Kuvendit, pa u ndalur para Kryeministrisë dhe kanë marshuar në Bulevard duke ecur në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Tek-tuk ka dhe ndonjë kapsollë, ndërsa disa minorenë kanë dëmtuar sinjalistikë dhe koshat e mbeturinave.

Ndërkohë gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se protestuesit kanë ngritur duart lartë gjatë marshimit në shenjë paqeje me policinë, e cila është vendosur gardh për të mos lejuar agravimin e situatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: