Rey Manaj i ka dërguar një tjetër “SMS” të zhurmshme trajnerit të Kombëtares, Silvinjo, për ta pasur në konsideratë sulmuesin për rikthimin te kuqezinjtë. Është thënë prej javësh se sulmuesi lushnjar mbetet futbollisti shqiptar i momentit në arenën ndërkombëtare.

Manaj e ka treguar veten edhe sot në Superligën turke, ku brenda shtatë minutash në fillim të pjesës së parë ka shënuar dy gola për Sivasporin. Të dy golat Manaj i ka realizuar nga pika e bardhë e penalltisë, pikërisht në minutat 8 dhe 15.

 GOLI I PARE

Me këto dy gola Rei Manaj shkon në kuotën e 14 golave sezonal me fanellën e Sivasporit. Pjesa e parë mes Sivasporit dhe Gaizentep u mbyll në barazim 2-2.

GOLI I DYTE

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb