Presidenti kroat Zoran Millanoviç ka shprehur një qëndrim kritika ndaj Serbisë.

Ai ka deklaruar se Kroacia “nuk ka armiq të tjerë përveç Serbisë”, duke shtuar se marrëdhëniet mes tyre nuk janë të harmonizuara dhe se Zagrebi nga ana e tij “po bën gjithçka që mundet” për përmirësimin e marrëdhënieve.

“Kroacia, në fakt nuk ka armiq ka vetëm Serbinë me të cilën nuk po arrin dot të harmonizojë marrëdhëniet”, deklaroi Millanoviç në një seancë solemne me rastin e Ditës së Qarkut Krapina-Zagorje.

Më tej ai është shprehur se nuk duan përplasje.

“Nuk duam përplasje, nuk duam konflikt. A kemi të drejtë për një lloj të tillë të politikës së jashtme? Nevoja jonë ekzistenciale është të jemi zot në vendin tonë, por jo me portofol në xhep – sepse sot askush nuk mban më para në xhep, por me mendjen tonë dhe me gjykimet tona se çfarë është e mirë për ne dhe çfarë nuk është”, theksoi Millanoviq.

Duke folur për Bashkimin Evropian, Millanoviq theksoi se blloku kryesisht prodhon ushqim vetë dhe kështu siguron nevojat e veta.

“Bashkimi Evropian është një projekt paqeje dhe sigurie, jo një projekt lufte, në të cilin po shndërrohet dita-ditës, ndërsa jemi ulur këtu”, tha presidenti kroat.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb