Në fund kanë rëndësi pikët, por në sfida si kjo kundër San Marino, përballë një ekipi modest, sigurisht që rëndësi ka edhe loja. Shqipëria nuk shkëlqeu as këtë herë, përkundrazi vuajti më shumë se sa pritej, por në fund fitorja e pastër 0-2 fshin sado pak lojën që prodhuan kuqezinjtë. Edy Reja bëri sërish rotacion, kishte premtuar se nuk do të eksperimentonte në këto kualifikuese, por përballë San Marino hodhi një formacion ndryshe, një skemë pak më ndryshe dhe shumë titullarë që nuk u preferuan në dy sfidat e para, duke nisur nga porta që i besojë Strakoshës duke vijuar më pas në mbrojtje me Ajetin e Veselin titullarë e për të kaluar më pas në mesfushë me Ramadanin dhe deri tek dyshja e sulmit, Broja-Manaj.

166474332 3694545083978027 6963607273981672242 N
166474332 3694545083978027 6963607273981672242 N

Në pjesën e parë ishim thuajse inegezistent, prodhuam pak raste për shënim, sigurisht kishim dominim total në mbajtjen e topit por goditëm vetëm një herë kuadratin me Hysaj. Në pjesën e dytë, ndryshimet në formacion pak efekt të menjëhershëm, hedhja e Uzunit dhe Roshit e bëri ekipin më sulmues, pikërisht nga këmbët e sulmuesit të Ferencvarosh erdhi dhe goli i parë. Uzuni hodhi një kros perfekt në zonë aty ku Manaj me kokë kaloi kuqezinjtë në avantazh. San Marino ishte e pafuqishme për të na vënë në siklet në fazën mbrojtëse, kjo do të ishte e tepërt, ndërsa pas shtyllës së Hysaj, Uzuni devijojë mjaftueshëm goditjen e Vesilit për të hipotekuar këtë sukses të rëndësishëm në letër.

Shqiperia
Shqiperia

Pas tre ndeshjeve të para në kualifikueset e Botërorit, Shqipëria merr aq sa të gjithë kishin planifikuar në letër, gjashtë pikë, pas dy fitoreve ndaj Andorra dhe San Marino dhe një humbje kundër Anglisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb