Nuk “shkrepi” me Shqipërinë, por Rey Manaj vijon paraqitjen fantastike në elitën e futbollit turk. “Bomberi” kuqezi bëri edhe një herë protagonistin për ekipin e tij Sivasspor duke i dhuruar një trepikësh shumë të rëndësishëm. Pas dy humbjeve radhazi në kampionat, kjo fitore i jep frymëmarrje Sivasspor duke i mbajtur në mesin e tabelës, për momentin ndodhen në vendin e 10-të, me 41 pikë, por zona euro është vetëm 5 pikë larg.

Pas disa tentativa, Rey Manaj gjeti golin në minutën e 88-të, me sulmuesin kuqezi që u lirua mirë në zonë dhe me të majtën dërgoi topin në rrjetë. Manaj kishin një tjetër shans të artë në fundin e sfidës, por i vetëm përballë Sirigu nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë. Fal këtij goli, Manaj shkon në kuotën e 16-të finalizimeve, vijon të qëndrojë në garë për “Këpucën e Artë”, 2 gola më pak se Icardi dhe tre më pak se Edin Dzeko, golashënuesi më i mirë i kampionat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: