Kristal Abazaj u ftua për herë të parë në Kombëtaren A në miqësoren ndaj Norvegjisë. Edhe pse kaloi disa minuta në nxehmje, ai nuk u aktivizua për asnjë minutë nga trajneri Panuçi.

Para fillimit të takimit, kishte edhe një pankartë mbështetëse për lojtarin në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena”.

Lojtari i Luftëtarit ka gjetur kohën për t’i falënderuar këta tifozë për mbështetjen, përmes publikimit të një fotoje në “Instagram”, por njëkohësisht ka bërë pjesë të fotos edhe disa fytyra të dëshpëruara.
29634767_10208767848191846_1770245378_o-470x836
Ndoshta Abazaj i ka pasur këto fytyra për mungesën e aktivizimit në këtë miqësore.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/nuk-u-aktivizua-nga-panuci-abazaj-shfaqet-i-deshperuar-pas-takimit-foto/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb