Gazetarja Klodiana Haxhiaj ka zbuluar përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në News24 detaje nga urdhri për arrestimin e Vangjush Dakos dhe ish-zyrtarëve të tjerë të bashkisë së Durrësit.

Sipas saj ka pasur prej disa ditësh fjalë për arrestimin e Dakos në qytetin bregdetar, ndërsa zbuloi se bëhet fjalë për një pallat të ndërtuar me leje, e cila pas marrjes në dorëzim pas tërmetit të vitit 2019 nuk është zbatuar.

Po ashtu u zbulua se pallati u mor në dorëzim gjatë kohës që Dako shërbente si kryebashkiak, ndërsa të përfshirë kanë qenë dhe ish-drejtori i Urbanistikës në bashki dhe specialistë të tjerë, disa prej të cilëve kanë vijuar punën në këtë institucion edhe pas kësaj vepre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb