Kreu i partisë ‘Mundësia’ Agron Shehaj ka komentuar në Minuta e parë në News24 deklaratën e Taulant Ballës sot në Kuvend, ku ky i fundit nuk i kurseu ironitë, ndërsa tha se nuk do të kalojnë dot deklaratën pro UÇK-së, pasi mungonte në sallë opozitari.
I ftuar në emisionin ‘Minuta e parë’ në News24, Shehaj tha se Balla është kaq i frikësuar sa nuk del dot në rrugë, se ka frikë nga protestuesit.
Agron Shehaj: Më bëri përshtypje që Ballës i plas shpirti për shqiptarët, unë e mendoj se shqiptarëve u ka plasur shpirti për Ballën dhe Ballukun. Shqiptarët e kanë parë se nuk ka ilaçe në spitale. U ka plasur shpirti banorëve të Rrjollit që protestojnë për tokat e tyre, ua kanë nxirë jetën shqiptarëve, sa i kanë deyruar të ikin. Taulant Balla nuk del dot në rrugë, se i vërsulen dhe i thonë atë që është.
E kuptoni që jam përjashtuar padrejtësisht nga parlamenti. Nuk jam aty në parlament, sepse Rama nuk do më aty. Edi Rama nuk vjen dot në parlament sepse nuk jep dot përgjigje për padrejtësitë, për KAYO-n, për skandalet e tjera korruptive. Duan Kuvend që mos dëgjohet zëri opozitar. Nuk e duan opozitën se duan që të vjedhin. I duket normale Taulantit që të përjashtojë përfaqësuesin e një partie opozitare.
