Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, se brenda 24 orëve të fundit kanë arritur numër rekord të testimit që nga fillimi i pandemisë dhe se asnjë qytetar nuk ka humbur jetën në betejën me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.031 testime dhe nga këto monstra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Brenda 24 orëve, kemi rekord testime që nga fillimi i pandemisë, 3.031 teste dhe nga këto mostra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, apo në përqindje vetëm 8.1%, ndërsa asnjë qytetar nuk ka humbur jetën në betejën me Covid 19. Përgëzoj për punën e palodhshme Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në tërë Republikën e Kosovës! Të dashur qytetarë, kjo situatë e kontrolluar epidemiologjike është arritur falë bashkëpunimit të të gjithëve. Respektoni rekomandimet anti Covid. Bashkë ia dalim!”, shkruan Zemaj

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: