Numri i njëqindvjeçarëve (njerëz mbi 100 vjeç) në Angli dhe Uells arriti një rekord të lartë në vitin 2021, tha Zyra e Mbretërisë së Bashkuar për Statistikat Kombëtare (ONS).

Plakja e popullsisë ka të ngjarë të rrisë kostot e shëndetit dhe mirëqenies në dekadat e ardhshme, shkruan Financial Times.

Numri i personave mbi 100 vjeç në vitin 2021 ishte 13.924, që është 24,5% më i lartë se në vitin 2011. Sipas ONS, shifra është 127 herë më e lartë se në vitin 1921, kur në Angli dhe Uells ishin regjistruar 110 njëqindvjeçarë.

Rritja e numrit të njëqindvjeçarëve është kryesisht për shkak të përparimeve në kujdesin shëndetësor, vë në dukje raporti i ONS.

Mbretëria e Bashkuar renditet e shtata në botë për sa i përket numrit të njëqindvjeçarëve dhe e nënta për sa i përket përqindjes së tyre në popullsinë totale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb