Brighton mundi 3-0 Liverpool, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin anglez. Pas takimit, trajneri i të kuqve, Jurgen Klopp është shfaqur i zhgënjyer për mediat.

“Kjo ishte padyshim një nga paraqitjet më të këqija tonat dhe që kur kam ardhur këtu, nuk kujtoj ndonjë ndeshje tjetër më të dobët. Dukej sikur gjithçka shkonte në mënyrë perfekte për Brighton dhe ndonëse u përpoqëm të ndihmojmë djemtë në fushë, nuk ia dolëm. Duhet të organizohemi më mirë, duke nisur nga ndeshja e ardhshme. Të bëjmë më mirë se kaq është e lehtë, pasi jemi në një pikë shumë të ulët dhe na del për detyrë të kthejmë faqe sa më shpejt”, u shpreh Klopp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb