KORCE-Erisa Veizi ishte 20-vjeçarja nga fshati Zvirinë i Korçës, e cila i dha fund jetës në mënyrë tragjike duke konsumuar fostoksinë pasditen e 8-Marsit.
Një ngjarje e rëndë kjo që la pas pikëllimin e madh, trishtimin dhe dhimbjen në familjen Veizi.
Kur kanë kaluar afro dy javë nga vdekja e 20-vjeçares, shumë pikëpyetje kanë mbetur pas, se çfarë e çoi drejt vetëvrasjes të renë.
Ndonëse u përfol se shkak për të ngjarje u bënë grindjet e shpeshta që ajo kishte kohët e fundit me të fejuarin, vjehrrës së saj duket se i ka mbetur peng që nuk i tregoi një gjysmë fjale.
E reja një natë përpara se të ndërmerrte aktin e rëndë atë të vetëflijimit ka folur me mamanë e të fejuarit të saj, gjë që e zbulon kjo e fundit dhe që e ka peng se nusja nuk i tha gjysmë fjale.
Ka mjaftuar një postimi plot dhimbje i motrës së saj, ku ende nuk e beson se Erisa nuk jeton më, për të vërshuar mesazhet e ngushëllimit.
Mes tyre, ajo që bie në sy është ajo e vjehrrës së 20-vjeçares, Luljetës. Ajo shprehet se është e rënduar psikologjikisht, ndërsa tregon se nuk i ka munguar dashuria qoftë nga i biri, apo edhe nga vetë ata.
Shkrimin e plotë e lexoni në Gsh.al duke klikuar tek linku: http://www.gsh.al/2018/03/20/nusja-piu-fostoksine-vjehrra-e-renduar-te-kishim-si-vajzen-tone-moj-erisa-pse-sme-the-gjysme-fjale/