ATHINE

Policia greke ka arrestuar 6 oficerë, pasi lëshonin pasaporta e letër-njoftime për kriminelë të dënuar ose të shpallur në kërkim.

Operacioni përfundoi pas bashkëpunimit të mirë mes policisë helene dhe autoriteteve konsullore të huaja. Janë akuzuar gjithsej 33 persona, ndërsa gjashtë oficerët ishin nga rrethe të ndryshme rreth Athinës, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

  • foto galeri

Fitimet e bandës nga operacioni i paligjshëm vlerësohen në një milion euro. Në njërën prej rasteve, një pasaportë iu shit një krimineli shqiptar, për të cilin ishte në pritje një urdhër arresti evropian,. Pasaporta u shit tek shqiptari për 40 mijë euro.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb