Juventus padyshim është një nga skuadrat më aktive në këtë periudhë të merkatos. Në pritje të Higuain dhe mbi të gjitha parave nga shitja e Pogba-s, Juventus ka arritur disa marrëveshje të rëndësishme: Benatia, Dani Alves, Pjanic e Pjaca, janë disa nga emrat më të rëndësishëm.
Entuziazmi në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” është i madh, këtë e tregon edhe Evra me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Instagram: “Nëna ime, Juve! Çfarë po bën? E dashuroj këtë lojë”, shkruan mbrojtësi francez duke e shoqëruar komentin e tij me një foto shumë domethënëse.
“Si mund të mos jem i emocionuar teksa shoh këto zgjedhje? lexohet ndër të tjera në postimin e Evra, finalist i freskët i “Euro 2016”.
(er.shk/BalkanWeb)