Dani Alvesh u lirua nga burgu, por është i detyruar të përmbushë disa kushte, përtej pagesës së 1 milion eurove garanci. Ish-futbollisti duhet të shkojë çdo javë (të premte) në Gjykatën Provinciale të Barcelonës për të firmosur, duke vërtetuar se është në dispozicion të drejtësisë dhe nuk është larguar nga Spanja.

Alves iu desh t’i dorëzonte gjykatës dy pasaportat e tij, spanjolle dhe braziliane, si garanci se nuk do të largohej nga vendi iberik përderisa gëzon lirinë e përkohshme. Përveç kësaj, braziliani duhet të zbatojë një urdhër ndalimi prej 1000 metrash nga “viktima”, 23-vjeçarja që e denoncoi për përdhunim në një lokal nate në Barcelonë.

Këtë të premte, më 5 prill, Dani Alvesh ka përmbushur detyrimet e tij dhe ka shkuar në Gjykatën Provinciale të Barcelonës, i shoqëruar nga avokatja e tij Inés Guardiola, për të firmosur dhe vërtetuar se ndodhet ende në vend dhe në dispozicion të gjykatës. Braziliani është kapur nga kamerat e “Telecinco” dhe dukej shumë i qetë në ecjen nga makina në mjediset e gjykatës.

Pavarësisht kritikave, ka disa shqetësime për integritetin e ish-futbollistit. Javën e kaluar, në vizitën e tij të parë në Gjykatën Provinciale të Barcelonës për të firmosur, braziliani u qortua nga një kalimtar, që e thirri nga distanca: “O përdhunues… Alvesh, ke shumë para për të përdhunuar, apo jo? Janë para për të përdhunuar dhe për të paguar”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb