SHBA-Presidenti amerikan, Barack Obama ka shfrytëzuar një vizitë të pushimeve sezonale në një bazë ushtarake amerikane të hënën për të lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj militantëve të Shtetit Islamik, duke thënë se koalicioni i udhëhequr nga SHBA nuk do t’i lë vend grupit dhe do ta shkatërrojë atë përfundimisht. Obama foli para qindra ushtarakëve në Fort Dix ku falenderoi ushtrinë amerikane për veprimet e saj nëpër botë. ‘Koalicioni i drejtuar nga SHBA në Siri dhe Irak ka pasur sukses kundër grupit të Shtetit Islamik, por do t’i duhet ende kohë për t’u përballur me pushtimet territoriale që ekstremistët në Irak kanë kryer gjatë verës’- raportojnë mediat.

(o.d/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: